Fenomeni “Luis Suarez” edhe në boks. Gjyqtari habit me vendimin
Mike Tyson kafshoi dhe desh i shkuli te gjithe veshin rivalit Holyfield në ring duke marrë si ndëshkim një mbyllje të duelit menjëherë dhe përjashtim nga ringu.
Por ka edhe raste si fenomeni Luis Suarez i cili i la dhëmbët Chiellinit në Kupën e Botës ne futboll dhe as nuk mori një karton të verdhë për ndëshkim.
Ky rast u përsërit në boks në një duel mes Nicolas Pablo Demario dhe Josue Vargas në “Saturday Night Show”.
Është një veprim i pashpjegueshëm nga Demario i cili dukej se po dominonte rivalin e tij deri para se të humbiste kontrollin. Është raundi i pestë kur argjentinasi i jep një të kasfshuar rivalit Vargas në shpatull, në një veprim që u pa shumë qartë nga të gjithë por në mënyrë të çuditshme gjyqtari i dha vetëm një ndëshkim me 1 pikë.
Të gjithë të pranishmit u habitën madje edhe në komentet në rrjetet sociale pasi një veprim i tillë me rregull të skualifikon direkt, natyrisht ashtu siç ndodhi në duelin e famshëm Tyson-Hiolifield.
Gjithsesi në fund ajo pikë e hequr ndikon shumë pasi Demario humbet me vendim unanim duke humbur duelin me Vargas teksa njolla mbi të do të mbetet gjatë./Ora News/
