“Fli i qetë vëlla, ne do të hakmerremi”. Vritet duke mbrojtur Mariupolin, kampioni i botës në kickboxing

Në Mariupol po zhvillohet lufta më e ashpër mes Ukrainës dhe Rusisë. Në mbrojtje të territorit dhe atdheut janë bashkuar mijëra forca të ardhur edhe nga jashtë apo edhe sportistë që kanë rrëmbyer armët dhe fatkeqësisht sot një kampion bote ka rënë në këtë luftë.

Bëhet fjalë për Maksym Kagal, një sportist elitar, kampion bote në kickboxing dhe kampion në Ukrainë.

Ai prej kohësh ishte bashkuar me bataljonin Azov për të mbrojtur qytetin që është rrethuar nga Rusia dhe sot trajneri i tij shpëndau dhe lajmin e hidhur.

“Fli i qetë vëlla, ne do të hakmerremi”. Vritet duke

“Fli i qetë, vëlla. Toka është e jotja, ne do të hakmerremi”, ishte reagimi i Oleg Skirt i cituar nga shtypi ukrainas.

Janë të paktën 5 sportistë që kanë humbur jetën në Ukrainë duke mbrojtur atdheun dhe shumë të tjerë janë ende duke luftuar pasi kanë lënë pasionin dhe kanë rrëmbyer armët./Ora News/.