Dy të plagosur në Tiranë pas konfliktit, ngjarja në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut

Dy persona mbetën të plagosur në Tiranë pas një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

Si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjete të forta shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.