Vlorë: Bashkia fik dritat e akseve nacionale, rruga Transballkanike në errësirë ​​që para orës 19:00

Megjithëse në konflikt me kryeministrin Rama, kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli përmbush më së miri urdhrat e tij. Leli ka fikur dritat e akseve nacionale të qytetit që prej orës 19:00.

Rruga Transballkanike ndodhet tashmë në errësirë të plotë. Gjithashtu edhe aksi i cili lidh Vlorën me zonën e plazhit të vjetër dhe pyllit të Sodës. Në ndriçim të plotë mbetet vetëm bulevardi Vlorë- Skelë dhe Lungomare.

Ndërkohë në errësirë raportohen edhe akset që të çojnë në drejtime të njësive administrative dhe fshatrave.

Errësira mund të bëhet shkak për aksidentet rrugore.