Berisha publikon fotot: Fierza e zbrazur si kurrë me parë, blerësi shet energjinë 88 € më shtrenjtë se sa e blenë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto nga liqeni i Fierzës, pothuajse është tharë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se liqeni i Fierzës në vend që të ruhej për në vjeshtë, është zbrazur me shpejtësia ndërkohë që energjia është shitur me çmime qesharak prej 42€ mgë.

Ndër të tjera ai thotë se blerësi energjinë e blerë me 42€ nga shet me 130€ pra 88€ më shtrenjtë.

Postimi i plotë:

Fierza e zbrazur si kurre me pare! Hajni, hajni dhe vetem hajni!                                  

Te dashur miq, me 23 korrik 2021 liqeni i Fierzes ishte ne kuoten 296,7m. Ne vend qe te ruhej per vjeshte Fierza u zbraz me shpjetesi marremendese duke rene fund te shtatorit ne kuaten 269 m. Energjia u shit me çmimin qesharak 42€ mgë nderkohe qe ne burse energjia shitej me 130€ Më.

Sigurisht qe bleresi e shiti energjine e blere me 42€ nga KESH e shiste me 130€ pra 88€ me shtrenjte se sa e kishte blere duke i ndare ato me narkqeveritaret! Krim, krim, krim. sb