Covid-19 në vend: 1 viktimë, 69 raste të reja dhe 14 pacientë të shtruar në spitale
Një viktimë dhe 69 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk ka mundur t'i mbijetojë Covid-19 një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.
Ndërkohë mësohet se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në:
Tiranë me 36 raste, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.
Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,399 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Mars 2022)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1046
Testime totale 1,772,991
Raste pozitive 273,387
Raste të shëruara 269,399
Raste Aktive 497
Humbje jete 3,491
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 234
Fier 68
Vlorë 66
Gjirokastër 32
Elbasan 19
Berat 16
Shkodër 15
Korçë 10
Kukës 13
Durrës 13
Dibër 6
Lezhë 5
