Fatmir Braka rizgjidhet kreu i Dhomës së Avokatisë në Tiranë

Fatmir Braka është rizgjedhur sërish në krye të Dhomës së Avokatisë Tiranë me 385 vota.

Në garë për kreun e Dhomës së Avokatisë ishin Fatmir Braka, Ledio Braho, Saimir Vishaj dhe Edmond Petraj.

Burime për Ora News bëjnë me dije se:

-Fatmir Braka ka marrë 385 vota

-Ledio Braho ka marrë 297 vota

-Sajmir Visha ka marrë 89 vota

-Edmond Petraj ka marrë 15 vota

Votimi për kryetarin e Dhomës së Avokatisë nisi që prej orës 08:00 të mëngjesit në ambientet e Muzeut Kombëtar, ndërsa votimi u mbyll në 18:00.