Koka: Gjykata certifikoi 11 dhjetorin, ia dha partinë shumicës, Basha shiti të gjitha kauzat e PD-së
Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se askush nuk e imagjinonte do të një situatë të tillë me blindime në PD.
Ai tha se njerëzit nuk e donin PD-në në protesta me të drejtë sepse me Bashën në krye, janë shitur shumë kauza të ndryshme.
Koka: Të tillë shpërfytyrim të një partie që synon të jetë e lirë në një bunker, vërtetë është një keqardhje dhe një pikë reflektimi se çfarë ndodh në një parti kur asgjësohet institucioni i votës dhe kujdeset vetëm për interesat personale. Basha ka krijuar një ndasi brenda demokratëve dhe me elektoratin shqiptar. Ka shumë njerëz që duan që vendi të ketë një opozitë serioze. Debati ka nisur edhe me protestën. Protesta e fundit që të gjithë ishim bashkë ishte ajo e armëve kimike. Duke parë atë që ka bërë Basha me shitjen e kauzave dhe dështimin e tyre për shkak të tradhtisë që kishte PD-ja
Për këtë shkak se Basha ditën fliste me protestuesit dhe në darkë flinte me ata që quhen oligarkë, e zbehu interesin dhe nisi artikulimi se partitë duhen larg protestave. Partitë duhet t’i bashkojë interesi përballë një regjimi. I mirëkuptoj ata që thonë se nuk e duan politikën në protestën sepse opozita me Bashën ka qenë një organizatë që i tradhtonte dhe i shiste kauzat e veta. Kjo ka qenë ndër dëmet e mëdha që ka bërë Basha në krye të PD-së.
Koka shtoi se gjykata i certifikoi delegatët e kuvendit të 11 dhjetorit që përfaqësonin vullnetin e një PD-je të bashkuar.
Koka: Gjykata i certifikoi delegatët e 11 dhjetorit që përfaqësonin vullnetin e një PD-je të bashkuar, për të dhënë një mesazh në këtë vend ku demokracia është e brishtë, se kur shumica bëhet bashkë ajo predominon. Këto suksese ishin të rëndësishme për të treguar se i predominon interesi i shumicës dhe jo ai personal. O domosdoshmërisht logoja dhe selia janë të rëndësishme, dhe këtë e gjë e tregoi 6 marsi, por në aspektin e vullnetit të shumicës kërkon që tu jepet atyre, jo një pakice minorancë që e merr peng partinë.

