Andoni: Përplasja Basha-Berisha teatrale, baza e PD-së është e përçarë, kriza do të zgjasë
Në një intervistë për Ora News, analisti Ben Andoni u shpreh se përçarjen më të madhe e ka marrë baza e PD-së tashmë.
Ai tha se përplasja ishte teatrale mes Berishës dhe Bashës po rezulton çdo ditë e më shumë se është false sesa reale.
Andoni: Me atë që po del në ditët e fundit po rezulton se përçarjen më të madhe e ka marrë baza. Përplasja teatrale mes Berishës dhe Bashës po rezulton çdo ditë e më shumë se është false. Ndërkohë që baza është përçarë shumë duke menduar se kishin në krye të idealistë: Bashës që udhëhoqi me pathos foltoren dhe Bashën që kaloi 8 janarin dhe institucionalizoi partinë.
Nga bashkimi i orëve të fundit dhe pas vendimit të gjykatës po tregohet se përplasja ka qenë më shumë teatrale për t’i treguar SHBA-ve që ishte shmangur Berisha. Por ky i fundit jo vetëm ka qenë prezent duke bërë një shfaqje teatrale në PD. Strukturat e partisë duket se kanë ngelur pa oksigjen dhe papritur gjenden me grupin e rithemelimit.
Andoni shtoi se grupi i rithemelimit i PD-së nuk i ka pritur hapat e gjykatës edhe pse vendimi është apeluar dhe theksoi se duket se kriza do të zgjasë.
Andoni: Ndërkohë grupi i rithemelimit i PD-së nuk i ka pritur hapat e gjykatës edhe pse vendimi është apeluar. Duket se kriza do të zgjasë. Bashkimi mund të jetë mekanik në krye por është përçarë jashtëzakonisht baza sepse janë krijuar dy grupe strukturash dhe ato të preken ndjeshëm.
