SHBA do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për sigurinë civile në Ukrainë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se do t'i japë Ukrainës 100 milionë dollarë ndihmë për sigurinë civile "për të ofruar siguri thelbësore kufitare, për të mbështetur funksionet e zbatimit të ligjit civil dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike qeveritare".
Mbështetja financiare amerikane për Ukrainën vjen ndërsa sulmet ruse vazhduan të shtunën. Qyteti perëndimor i Lviv, i cili ka qenë kryesisht i kursyer deri më tani nga trupa ruse, u vu nën zjarr të rëndë me raketa.
Presidenti amerikan Biden po viziton Poloninë, kufiri i së cilës është vetëm 70 km nga Lviv.
The U.S. will provide an additional $100 million in civilian security assistance, including armored vehicles and equipment to the Ukrainian State Border Guards and National Police, who are on the front lines rescuing victims and protecting civilians from Putin’s brutal assault.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 26, 2022
