Ervin Bushati shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Postës Shqiptare

Burime nga Posta Shqiptare bëjnë me dije Ervin Bushati është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Postës.

Ora News, mëson se pritet që vendin e tij ta zërë nëndrejtoresha e postës, Anisa Kaltanji. 

Deri më tani ende nuk ka një konfirmim nga Bushati.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë Këshillit të Ministrave, Endri Fuga është shprehur se Bushati është tërhequr për arsye personale.