Forcat ukrainase thonë se kanë kapur snajperisten serbe që shërbeu si murgeshë, vizitat e saj të shpeshta në Serbi e Kosovë

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë raportuar se kanë kapur snajperisten serbe Danijela Lazoviç, e cila shërbente si “motër e nderit”.

Sipas asaj që raportohet nga forcat ukrainase në një postim të forcave ukrainase në Tëitter ajo bënte pjesë në forcat pro-ruse që pushtuan Donbasin dhe ishte angazhuar si snajpersite.

Spiunët ukrainas së fundmi kanë ripublikuar në internet një listë të të gjithë luftëtarëve serbë në fushën e tyre të betejës. 

Në mesin e vullnetarëve serbë që luftojnë në anën e forcave proruse, kumbon veçanërisht emri i kohës së luftës, Bagira, një grua snajperiste, e cila dikur ishte ndoshta luftëtarja e huaj më e famshme në atë fushëbetejë të përgjakshme.

Mediat ukrainase kanë shkruar disa herë për të, por identiteti i saj, detaje nga jeta dhe mënyra e rekrutimit të saj kanë mbetur të fshehura deri më tani. 

Edhe pse historia e jetës së një vajze nga Gornji Milanovaci i ngjan një filmi, ajo nuk është aspak një shembull pozitiv i një luftëtareje siç përfaqësohet.

“Ajo shkonte shpesh në Beograd, edhe pse askush nuk e dinte pse. Mësohet se ajo po qëndronte me një shoqe. Sapo doli nga manastiri, ajo hoqi mantelin dhe u soll krejt ndryshe. Vizitat e saj në Kosovë ishin më të shpeshta, gjithçka ishte e mbuluar me fshehtësi. Pas daljes nga burgu, Danijela ndërpreu kontaktet me familjen dhe miqtë dhe filloi një jetë krejtësisht të re, duke u larguar nga Serbia në nëntor 2014. Ajo shkoi në territorin e Ukrainës lindore, në qytetin Snezhnoye dhe iu bashkua komandës “Oplot”, e cila përfshinte një njësi paraushtarake pro-ruse të quajtur “Regjimenti Hussar Serb”.

Mediat ukrainase raportuan se ajo ishte plagosur dhe se vëllezërit e saj e lanë:

“Forcat e Armatosura të Ukrainës kapën snajperin më të famshëm rus Bagira. Sipas njërit prej vullnetarëve, Bagira ka 40 pushkë snajper”, të publikuar në faqen e Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, Army Inform.