Bozdo: Procesi i bashkimit të PD-së do të ndodhë, partia ka qenë si një shkretëtirë

Në një intervistë për Ora News, demokrati Enno Bozdo u shpreh se prej kohësh ka qenë në një blindim të pakuptimtë në PD.

Sipas tij, partia prej muajsh ka qenë një shkretëtirë aty brenda dhe futeshin veten 5 njerëz, duke shtuar se do të kthehet jetën politike në PD.

Bozdo: Prej kohësh ka qenë në një blindim të pakuptimtë. Jam pa fjalë se si një parti demokratike dhe institucion publik të arrijë në këtë gjendje të mjerueshme. Shpresoj se tani do të kthehet në normalitet partia dhe do të kthejmë jetën aty. Partia prej muajsh ka qenë një shkretëtirë aty brenda dhe futeshin veten 5 njerëz. Do të kthejmë jetën politike në PD.

Në PD nuk ka më palë, por është vetëm një parti që do të gjejë gjuhën e përbashkët dhe do të sheshojë gjithë problematikat e muajve të fundit. Demokratët nuk donin që partia të përçahej dhe ky proces e ka mbajtur të bashkuar PD-në. Ndërkohë çështje është se si do të bashkohet partia. Ky proces në struktura pas 6 marsit ka ecur mirë, sidomos pas dorëheqjes së Bashës. Berisha fillon nesër turin e bashkimit dhe mesazhi kryesor që do të japë është se nuk ka kohë për të humbur dhe të gjithë duhet të jemi bashkë.

Bozdo shtoi se procesi i bashkimit do të ndodhë, në disa pjesë ma shpejt në disa më ngadalë dhe se është qartësuar dhe do të centralizohet puna në seli

Bozdo: Procesi i bashkimit do të ndodhë, në disa pjesë ma shpejt në disa më ngadalë. Është qartësuar dhe do të centralizohet puna në seli. Procesi i shërimit do të jetë më i shpejtë dhe e gjitha kjo situatë do të kalohet. Berisha ka takuar krerët e degëve, edhe ata që njihnin Bashën dhe është kërkuar një periudhë kohore 10-ditore që të futen dhe të integrohen në riorganizim.