Pas dorëheqjes bëhet “i gjallë” Lulzim Basha, shfaqet në takime me demokratët e Ndroqit

Pas dorëheqjes së tij si kryetar i PD-së dhe pas vendimit të gjykatës që ia dha partinë Sali Berishës, është bërë “i gjallë” edhe ish-kryedemokrati Basha.

Ai është shfaqur ditën e sotme në terren me demokratët në Ndroq.

Lajmin e ka bërë me dije sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhit, i cili bën me dije se Basha ka zhvilluar një takim me anëtarët e partisë në Ndroq.

Basha gjatë fjalës së tij të dorëheqjes u shpreh se ai do të vazhdojë takimet me demokratët për të bashkuar partinë.

Ndërkohë, dje Gjykata e Tiranës vendosi t’i njohë ndryshimet ne statusin e PD-së të miratuara në Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor në “Air Albania”.

Momentalisht në PD ka ngelur si kryetar i komanduar Enkelejd Alibeaj i cili tha se vendimi është absurd dhe se do të ankimohet

Nga an tjetër, krahu i Berishës nuk e njeh Alibeajn si kryetar, por vetëm si kreu i grupit parlament të PD-së, ndërsa ky i fundit tha se PD nuk mund të drejtohet në një person non grata.