Zjarr në ambientet e komisariatit nr. 5 në Kamëz, vdes një i ndaluar, 1 polic dhe 1 i ndaluar në spital

Një zjarr ka rënë në ambientet e komisariatit të policisë nr.5 në Kamëz ditën e sotme.

Zjarri ka rënë në rrethana të paqarta.

Sipas policisë një i ndaluar ka gjetur vdekjen dhe janë lënduar nga flakët edhe 1 punonjës policie e 1 i ndaluar. 

"Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B. Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital." - bën me dije policia. 

Identiteti i viktimave

Mësohet se ka humbur jetën Arben Mici, 26 vjeç banues në Cerkezë.  Ai ndërroi jetë në spital. Ai është arrestuar për dhunë në familje pasi kishte ushtruar dhunë ndaj  nënës së tij.

Ndërsa kanë mbetur të plagosur polici Hajredin Boja, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I ndaluari tjetër që është lënduar nga flakët është Dilaver Idrizi 62 vjeç, i cili u arrestua pasi kishte ushtruar dhunë dhe kishte hedhur nga ballkoni i katit të tretë bashkëshorten e tij. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Zjarr në ambientet e komisariatit nr. 5 në Kamëz, vdes një i

Zjarr në ambientet e komisariatit nr. 5 në Kamëz, vdes një i

Zjarr në ambientet e komisariatit nr. 5 në Kamëz, vdes një i

Zjarr në ambientet e komisariatit nr. 5 në Kamëz, vdes një i

Zjarr në ambientet e komisariatit nr. 5 në Kamëz, vdes një i