Dhunohen dy vajza në Tiranë, asnjë reagim nga autoritetet. Për të riun u bën 8 kallëzime në polici

Sot rreth orës 13:00 dy aktivistët e Organizatës Politike Albina Ruko dhe Mirela Ruko janë sulmuar dhe goditur fizikisht pranë vendbanimit të tyre.

Lajmin e ka bërë me dije Organizata Politike  në rrjetet sociale, ku informon se vajzat janë dhunuar nga Denisi, që sipas tyre është person I njohur edhe nga policia, pasi në mënyrë të herëpashershme dhunon vajza në rrugët e Tiranës.

Edhe pse ndaj tij ka 8 kallëzime për dhunë ndaj vajzave, policia e ka lënë sërish të lirë.

“Përgjegjës për dhunën kafshërore ndaj shoqeve tona dhe vajzave të tjera nuk është vetëm ky keqbërës, por edhe i gjithë zinxhiri i institucioneve shtetërore që vazhdojnë të tolerojnë krime të tilla: nga policia te prokuroria dhe çdokush që ka në dorë të frenojë dhunën. Për këto institucione, jeta dhe siguria fizike e vajzave janë të parëndësishme.

Edhe sa vajza duhet të dhunohen përpara se shteti të veprojë?! Mos duhet të presim që grushtet keqbërëse të marrin jetë?! Apo ta marrim vetë drejtësinë në dorë?!

Dhuna dhe indiferenca e institucioneve shtetërore na motivojnë edhe më shumë për të luftuar kundër dhunës gjinore dhe diskriminimit të shumanshëm të vajzave dhe grave.”- shkruan Organizata politike, ndëra ka postuar fotot e vazjave të dhunuara.