“Veshin lëkurën e qengjit e dalin në markete” Berisha paralajmëron protesta për çmimet e larta
Në një dalje nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se PD është një parti betejash dhe demokratët presin që ta shohin partinë në betejë me Edi Ramën.
Ai theksoi se çmimet janë rritur edhe nga ana e qeverisë dhe se tashmë PD duhet të vihet në ballë të protestave.
Berisha: PD është një parti betejash dhe demokratët presin që ta shohin partinë në betejë me Edi Ramën. Situata po përkeqësohet çdo ditë. A i keni parë atë që veshin lëkurën e qengjit dhe dalin në markete në çdo ditë për çmimit kur janë vetë shkaku i rritjes së çmimeve.
U bë një valë protestash dhe ato të udhëhiqen nga PD-ja. Le të thotë ai të dojë. Pardje Spanja ishte e gjitha në rrugë për këto çmime. E dini shumë mirë se çfarë vjedhjesh janë bërë me energjinë dhe se si monopolet janë pranë kryeministrit. Nuk tolerohet ky cinizëm, prandaj duhet të përfundojmë procesin e brendshëm dhe të dalim në ballë. E vlerësoj atë që bëri shoqëria civile, por e jona do të jetë një betejë më e fuqishme.

