Mesazh për SHBA? Berisha nga selia blu: Ja dhanë demokratët me votë, qëndroj shqiptar krenar!

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u rikthye në selinë blu këtë të premte.

Në konferencën për media, ai tha nuk pati asnjë mesazh për SHBA që e shpalli non grata dhe u bë shkak për përjashtimin më pas të tij nga grupi parlamentar demokrat pasi siç tha ai përgjigjen më të shkëlqyer ja kanë dhënë demokratët me votë.

Por nga ana tjetër ai kujtoi se PD është parti konservatore dhe partnere ka Partinë Republikane në SHBA.

Gjithësesi Berisha tha se është i gatshëm për çdo vendim personal nëse paraqitet një provë e vetme që implikon atë apo fëmijët e tij në pasuritë dhe fondet publike.

Berisha: Pyetjen e ke të tepërt, përgjigjen më të shkëlqyer asaj pyetje ja kanë dhënë demokratët me votën e tyre të lirë. Marrëdhëniet e mia me SHBA janë dhe do të mbeten marrëdhënie të diktuara nga vlerat e lirisë, parimet e demokracisë që ndajnë popujt e lirë.  Por meqënesë e shtroni në këtë mënyrë do të jap dhe një përgjigje të dytë. Kjo parti është e spektrit konservator dhe ka për partnere të saj Partinë Reopublikane dhe ju jeni dëshmitarë që eksponentë ndër më të rëndësishmit, të niveleve më të larta të kësaj partie e kanë quajtur vendimin e sekretarit të Shtetit një vendim të mirëfilltë politk të diktuar nga lobimi i Soros për të ndihmuar Edi Ramën dhe ky zotëri që ka bërë këtë deklaratë derisa ka dorëzuar zyrën ka qenë njeriu më i informuar i atij vendi pas Presidentit të SHBA. Ju keni një kongresmen që i tha publikisht se vendimi juaj vjen nga hiçi.Ka një realitet që thotë se nën diktimin e Soros është marrë ai vendim, ka një tjetër që e quan vendim të mirëfilltë politik hakmarrës. Duke deklaruar të gjitha këto përsëris se në momnetin që të publikohet një fakt i vetëm, një dokument i vetëm, një provë e vetme se unë apo fëmijët e mi kanë përfituar nga pasuritë publike, fondet publike qoftë dhe një qindarkë unë marr çdo vendimn ndaj vetes time. Përndryshe qëndroj shqiptar krenar, i palëkundur në besimin tim te dinjiteti njerëzor dhe sovraniteti i vendit tim.