“S’jam mbi Kuvendin” Berisha njeh Alibeajn: Nuk mund të them se nuk është kreu i grupit parlamentar
Në një dalje nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se as ia dhe as komisioni i rithemelimit nuk kanë asnjë autoritet mbi vendimit e kuvendit të 11 dhjetorit.
Ai tha se kryesia e PD-së është e shkarkuar nga 4900 delegatë dhe nuk ekziston, por nuk mund të thotë se Alibeaj nuk është kryetar i grupit parlamentar.
Berisha: Unë jam një anëtar i komisionit të rithemelimit të PD-së. As unë dhe as komisioni nuk ka asnjë autoritet mbi vendimit e kuvendit të 11 dhjetorit. Ajo kryesi është e shkarkuar nga 4900 delegatë dhe nuk ekziston, por nuk mund të them se ai nuk është kryetar i grupit parlamentar. Thirrja ime në takimit të pata ishte që të bashkohen përpjekjet tona për një PD më të bashkuar dhe të hapur.
Mes anëtarëve të një familje politike nuk ka pazare. Nuk ka palë në PD, por ka individë dhe grupe me mendime të ndryshme të cilat urojmë që të rrafshohen. Ka vetëm raport që është tipik për çdo forcë demokratike në botë, është raporti pakicë-shumicë.

