Berisha zbulon detaje nga takimi me Alibeajn e Bardhin: I gjeta të shqetësuar

Pas takimit në zyrën e kryetarit të PD-së, me Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhin Berisha po mban një konferencë me gazetarët.

Gjatë  fjalës së tij ai zbuloi dhe detaje nga ky takim

“Shkova, takova u shtrëngova dorën u ula dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj e zotin Gazmend Bardhi. Ishte jo vetëm shtrëngim duarsh por dhe diskutim problemesh. Unë kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimi të PD-së, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të shqetësuar për këtë proces por natyrisht diferenca në mendime persistoi. Ajo çka gjykoj unë është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë, është të dialogojnë dhe debatojnë, diskutojnë në grupin parlamentar të PD-së. Komisioni I Rithemelimit të PD-së ka besim të plotë tek grupi parlamentar i PD-së. Thirrja ime në takimin që pata është ti bashkohen përpjekjeve tona për një PD më të fortë e më të hapur” 

Ai tregoi dhe disa mesazhe që ka marrë për ditën e sotme.

“Mesazhi më i mirë është normalizimi i plotë i jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të PD-së dhe vendit. Sot është ditë e mirë për demokratët por jo për Edi Ramën. ”