Veza Beata e sigurt, kompania informon konsumatorët: Stabilimenti ynë nuk është prekur nga gripi
Stabilimenti Beata është ndër të vetmit në Shqipëri që nuk është prekur nga gripi i shpendëve. Drejtuesit e kompanisë informojnë konsumatorët se vezët “Beata” janë të sigurta dhe të shëndetshme.
Vezët Beata rezultojnë të jenë më të sigurtat në treg. Stabilimenti që ndodhet mes ajrit të pastër të fushave të Koplikut në Malësinë e Madhe nuk është prekur nga gripi i shpendëve.
Procedurat, kontrollet, masat mbrojtëse, dezinfektimet, ushqimi, mbi të gjitha vaksinimi i rregullt i shpendëve bëjnë që produktet e kësaj ferme të jenë të sigurta dhe të shëndetshme për konsumatorët.
"Kompania jonë është me origjinë në Koplik, Malësi të Madhe. Është zonë e izoluar dhe nuk ka pasur asnjë problemartikë sa i takon gripit të shpendëve.Mund ta konsumoni vezën Beata me siguri dhe cilësi të plotë."
Senad Zeneli, drejtor i Kompanisë Beata thotë se prej shfaqjes së gripit të shpendëve shpendët dhe produktet u janë nënshtruar kontrolleve dhe analizave të shumta nga institucionet shtetërore dhe siç dëshmojnë këto dokumente, vezët Beata janë produkt i pulave të shëndetëshme.
"Rezultatet janë shumë të kënaqshme. Nuk ka asnjë shenjë apo prekje nga virusi."
Çdo produkt që mban emrin Beata, para së të dalë në treg, analizohet në laboratorin "Tenius", i vetëm i akredituar në Shqipëri me standardet më të larta europiane.
Që nga koha e krijimit të kompanisë në vitin 2009, asnjë vezë Beata nuk ka paraqitur probleme për sigurinë ushqimore të konsumatorit.

