Berisha thirrje demokratëve: I shtrini dorën njëri-tjetrit dhe të bashkohemi, PD e të gjithëve!
Në një dalje nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje që të gjithë demokratët të bashkohen dhe t’i shtrijnë dorën njëri tjetrit.
Ai tha se vendimi i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet kuvendit të 11 dhjetorit të cilat sjellin PD-në si parti të votës së lirë dhe vlerave konservatore.
Berisha: Në emër të komisionit rithemelimit të PD-së, bëj thirrje demokratëve të Shqipërisë kudo që janë t’i shtrinë dorën njëri-tjetrit dhe të bashkohen. Këtë ditë për interesin më të madh të vendit dhe kombit. Sot PD është parti e gjithë demokratëve. Prej saj nuk ka të larguar. Vendimi i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet kuvendit të 11 dhjetorit të cilat sjellin PD-në si parti të votës së lirë dhe vlerave konservatore. Nuk mohohet se partia kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë. Pas 6 marsit unë kam marrë takime.

