Pjesë në Eurovision? Stivi: Pse jo edhe një Boka tjetër atje

Stiv Boka i ftuar special i mbrëmjes në D-Night na zbuloi më shumë rreth jetës së tij private dhe marrëdhënien që ka ai më grupin e punës, tashmë edhe shokë prej shumë vitesh së bashku.

Ëndrra e tij në fushën e muzikës nuk kanë të ndalur dhe shumë shpejt për publikun do ketë edhe këngë të tjera që për momentin janë surprizë për të gjithë. I pyetur nëse do të konkurronte në Eurovision, me një besim brenda vetes tha “Pse jo edhe një Boka tjetër”

Dajana: Sa iniciator është Stivi për jetën e tij personale dhe profesionale?

Stiv Boka: Të them të drejtën shumë, por dua edhe më shumë.

Dajana: Sa egoist je për gjërat e tua dhe njerëzit që të rrethojnë?

Stiv Boka: Shumë.

Dajana: Të ka thënë ndokush se nuk do bëhesh asnjëherë këngëtar?

Stiv Boka: Jo mesa mbaj mend edhe po ma thanë do iu them që do bëhem.

Dajana: Çfarë nuk duron dot te kolegët ?

Stiv Boka: Ndoshta p**dhën e madhe që kanë.

Dajana: Sa i pranon Stivi këshillat nga të tjerët ?

Stiv Boka: Çelësi i suksesit është t’i pranosh.

Dajana: Ku e mendon te ardhmen pas disa vitesh?

Stiv Boka: Duke bërë një jetë shumë të bukur.

Dajana: Duke qenë se e ke vendos titullin e këngës “Shokt e mi” a ke ti shokë të mirë?

Stiv Boka: Janë shumë të mirë edhe më kanë thënë të të bëj të fala.

Dajana: Çfare kompromisi do beje për karrierën?

Stiv Boka: Asnjë kompromis.

Dajana: Do konkurroje per Eurovision?

Stiv Boka: Po pse jo edhe një Boka tjetër në Eurovision.

Dajana: Sa e vështirë është të sjellësh këngë të bukura që t’i rezistojnë kohës?

Stiv Boka: Shumë e vështirë.

Dajana: A je i dashuruar Stivi dhe si është situata jote në këto momente?

Stiv Boka: Bum Bum Bum Unë jam i lumtur.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: