Goditet nga rrufeja avioni ku po fluturonte këngëtarja e njohur, Cyrus anulon koncertin

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Miley Cyrus, ka pretuar një moment të tmerrshëm teksa ishte në avion duke udhëtuar për në Paraguaj.

Avioni me te cilin po udhëtonte ajo dhe ekuipazhi i saj, u godit nga rrufeja dhe u detyrua që të bëjë ulje emergjente, ndërsa Cyrus anuloi koncertin që kishte planifikuar në Paraguaj.  

Përmes një postimi në Instragram ylli i muzikës, njoftoi se ajo dhe ekipi janë mirë dhe të sigurtë.

“Për fansat e mi dhe të gjithë të shqetësuarit pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asuncion. Avionin tonë e zuri një stuhi e madhe e papritur dhe u godit nga rrufeja. Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që po udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim për në Paraguaj ,” tha ajo.