“Flokët e zinj rikthehen në modë”, parukieri Eni Xhixho flet për ngjyrat dhe modelet për këtë sezon

Tanimë jemi në periudhën e pranverës dhe në çdo ndryshim sezoni është gjithmonë dëshira që të jemi sa më trend e të kuruar për sa i përket pamjes së jashtme. Përveç ndryshime në look kjo stinë sjell edhe më shumë lumturi për njerëzit.

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” ishte Eni Xhixho i cili na tregoi për tendencat e ngjyrës së flokëve për këtë sezon.

Ai u shpreh se “Vajzat po pëlqejnë me shumë të zezën dhe është kthyer në trend”.

Ka raste kur edhe vajzat të cilat i kanë pasur flokët bionde edhe i kanë kthyer direkt në ngjyrë të erret pasi janë lodhur nga biondja. Një nga ngjyrat më të preferuara është xhinxheri, por është një ngjyrë flokësh që do shumë përkujdesje, por ka një anë pozitive që i bën zonjat të duken 20 vite më të reja.

Për sa i përket biondes mbetet ndër ngjyrat më të preferuara dhe nuancat që pëlqehen më shumë janë platini dhe natyralja e saj. Për sa i përket ngjyrës së karotës Eni këshillon që ti aplikojnë vetëm vajzat që kanë quka në fytyrë dhe një fytyrë të zbehtë. 

Si ngjyra të eksagjëruara Xhixho cilësoi atë pink dhe ngjyrën blu dhe janë shumë të pakta klientët që e aplikojnë. Ngjyra që do më shumë përkujdesje është biondja por që sot mund ta aplikojë kushdo pasi ka shumë produkte të cilat shërbejnë për tu kushtuar atyre një kujdes maksimal.

Tani që po i afrohemi stinës së verës duke qenë se dielli dhe kripa i dëmtojnë flokët Eni Xhixho këshillon të përdoren serume dhe maska të ndryshme për ti mbrojtur. 

Pjesa më e vështirë me klientelën e tij është që të bindë vajzat dhe gratë se cila ngjyrë i përshtatet më shumë me ngjyrën e lëkurës dhe tiparet e fytyrës.