Profesionet e meshkujve që ushtrohen dhe nga femrat

Të shumta janë rastet në botë kur femrat kanë zgjedhur të ushtrojnë profesionet që dikur ushtroheshin vetëm nga meshkujt. Dita ditës, siç shihet këto profesione filluan të ushtrohen edhe nga gratë. Duke e nisur nga profesionet më të lehta, tek ata më të vështirat.

I ftuar në emisionin “Jeto me orën” , Marsel Dhima trajner Kick Box-I na tregoi për eksperiencën e tij kryesisht me vajza të cilat e ushtrojnë këtë lloj sporti. Ai na tregoi se në fillimet e karrierës së tij si trajner edhe djemtë ishin të pakët. 

Ndërsa në 4 vjeçarin e fundit janë edhe vajzat të cilat e preferojnë këtë lloj sporti. Marseli u shpreh se “Në familjet e tyre, fëmijët nuk  e kanë të edukuar sportin, dhe përveç kësaj këto prindër nuk janë të interesuar për ecurinë e fëmijëve”.

E ftuar në emision ishte edhe karateristja, Sonja Barjamaj e cila na rrëfeu se vështirësitë që ka hasur në këtë lloj sporti e kanë bërë atë më të fortë. Sonja Barjamaj u shpreh se “Në videot e mia në TikTok kam marrë më shumë se 3.2 milionë klikime. Greisi Dima, vetëm 11 vjeç na tregoi se ky lloj sporti nuk është vetëm për djem pasi ajo e ushtron veç sportin e Kick box-it.  Kohët e fundit kemi parë edhe femra që ushtrojnë profesionin e kamionistes.

Një ndër to është edhe Bianka Dervishi, e cila jeton prej 16 vitesh në Itali. Ajo rrëfeu për emision e pasdites se këtë profesion do ta vazhdojë edhe për shumë vite të tjera. Bianka na rrëfeu se “Që kur kam qenë e vogël kam pasur shumë dëshirë që të ushtroj profesionin e meshkujve dhe më në fund dëshira ime u plotësua”.

Familjarët e saj fillimisht  nuk kanë qenë shumë dakord sidomos mami dhe motra, madje kjo e fundit edhe e ka ofenduar. Pavarësisht gjykimeve që i kanë bërë ajo nuk është ndalur për të vazhduar pasionin e saj të ëndrrave pasi ajo thotë se është e dashuruar me të.