Hyri në historinë e kampionatit ballkanik, Gega rrëfen vështirësitë e fillimit të karrierës: Jetoja me qira

Luiza Gega ka mbi shpatulla plot 10 medalje ari të fituara në ligën europiane të atletikës.

Ajo  vazhdon të na bëjë krenarë. Një sportiste me 60 medalje ndërkombëtare dhe plot 13 herë kampione ballkani.  E ftuar në emisionin “ Jeto me Orën”, Luiza na rrëfeu se përfshirja e saj në sport nisi krejt rastësisht që ishte në shkollë.

Ajo sportin e nisi që kur ishte në klasën e tetë dhe që në atë kohë nuk u nda më kurrë prej tij. Prej se ishte fëmijë Luiza i kishte objektivat e qarta për profesionin që do të ndiqte në të ardhmen.

Gega në rrëfeu se“ Ndryshe nga motrat e mia që donin librat unë doja veshje sporti dhe kjo ka qenë një sakrificë e madhe për familjen time”

Ekipi ku ajo u bë pjesë për herë të parë ishte një frymëzim që ajo të ecte me hapa shumë të mëdhenj.

 Çelësi i  suksesit për Luizën është displina sepse vetëm me disiplinë mund të ecësh para. Ky lloj sporti për Gegën u kthye në profesion dhe si pasioni i saj më i madh.

Qëkur Luiza iu përkushtua atletikës u detyrua që të rrallonte të dalurat me shoqërinë dhe me familjen e saj, gjë të cilën ajo e ka përjetuar keq. Kur luan në ekip për Luizën është më e thjeshte sepse duke qenë se ajo i përjeton shumë gjërat dhe kur lexon titujt e lajmeve që shkruajnë “zhgënjen Luiza Gega” nuk e pranon dot faktin që ka humbur. 

Ajo ka shumë vite që e përfaqëson Shqipërinë nëpër olimpiada,atletizëm etj dhe shumë herë ajo ka dalë kampione dhe kjo gjë falë sakrificës së saj. Në vitin 2018 Gega ishte pjesëmarrëse e dy aktiviteteve shumë të rëndësishme si “Lojrat Mesdhetare”, nga ku rrëmbeu medaljen e artë, si dhe pjesëmarrëse e “Kampionatit Europian”.

Edhe pse shpeshherë e ka menduar të largohet nga Shqipëria, për Luizën është një vend i pazëvendësueshëm. Përgjatë emisionit të pasdites ajo u surprizua me një video-mesazh nga motra e saj e vogël Anxhela, një surprizë shumë emocionuese për Luizën.