Bruno tregon pse nuk u përputh me Efin! Vajzë që bën lojë aty
Në emisionin e sotëm "Ditë e Re" në Rtv Ora, ka qenë i ftuar Bruno Shemsho një nga djemtë i cili ka qenë pjesë e emisionit "Përputhen". Ai foli për jetën e tij private, dhe planet që ka tani mbasi doli nga emisioni.
Nga ky emision Bruno doli i përputhur me vajzën nga Shkodra, Florianën e cila ishte e ftuar në emision por për arsye që nuk dihen ajo nuk erdhi.
Bruno ka pasur shumë takime më vazja të ndryshme aty në emision por takimet që dukeshin më serioze ishin takimet me Efin.
I pyetur se çfarë ndodhi me Efin Bruno tha:
"Ka qenë e tilla situata. Do bënim një takim sqarues. Gjatë asaj periudhe hyri Mevlani. Mevlani zgjodhi një takim me Efin. Efi e dinte që kishte takim me mua dhe tha do dal me Mevlanin. Edhe sikur ta pëlqente dikë tjetër të dilte me mua, të sqarohej dhe pastaj të vazhdonte. Kjo e theu marrëdhënien, se mu duk si një lojë e stisur"
Ai u pyet se si filloj pëlqimi për Anën (Floriana)
"Kam pasur takimin e parë me Anën që ishte takim prove dhe i kam shprehur pëlqimin që aty. Ishte shumë e qetë më jepte dhe mua qetësi, kisha nevojë për dikë që të më mbante nën kontroll nga nervat dhe emocionet. Përveç paraqitjes që është super kukull"
Si e parashikoni njohjen tuaj?
"Un nuk parashikoj asgjë, se nuk thuhet se do shkojë mirë se nuk i dihet. Nuk mendoj martesë, fejesë. Jam në një lidhjë se njohje e kam krijuar në program"
Po ke ndonjë që mban distancë nga ata që kanë qenë në përputhen?
"Kam disa, por nuk i mbaj inat. Mund ta shikoj dhe këtu në fakt (nënkupton Albin). Unë kam pasur një shoqëri shumë të afërt me të, por fjalët që thuhen kur del prej andej nuk më pëlqejnë "
Bruno foli dhe për planet se çfarë do të bëjë tani që ka dal nga emisioni.
"Më pëlqen të vazhdoj me televizionin. Me pëlqen moderimi, me pëlqen radio dhe mendoj që një ditë do jem pjesë e ndonjë televizioni, -përfundoi Bruno.
Bruno dhe Floriana dolën të përputhur nga emisioni të shtunën në "Prime" por sot në emisionin e sotëm Bruno erdhi vetëm.
I pyetur nga moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu pse ishte vetëm Bruno tha: Më erdhi çudi më ka shkruar në orën 08:00 të mëngjesit më merr pak në telefon por u zgjova në 08:20. E thirra por nuk ma hapi telefonin, ndoshta i ka ngelur hatri.
