Bëni dashuri nga qejfi e jo nga halli, ja pse duhet të qëndroni larg idiotëve

Të gjithë e duam të bukurën, kërkojmë të përqafojmë dashurinë e të kemi sa më shumë të mira në jetën tonë. Por, shpesh ndodh të harrojmë se në jetë është gjithçka me një feedback, pra të japësh që të marrësh dhe anasjelltas.

Për këtë gjë kaq të rëndësishme Dajana Shabani ka një mesazh për të gjithë duke thënë se sado të vendosësh kremra apo grimohesh që të dukesh bukur, vlera më e madhe është në shpirt e jo në dukje.

Dajana: Kam parë shumë njerëz në fakt në rutinën e tyre ditore që përdorin kremra të ndryshme për fytyrën, sidomos vajzat, por sigurisht ka edhe djem që i bëjnë këto. Ç’është e vërteta edhe unë jam pjesë e kësaj për shkak të Instagramit, megjithatë unë mendoj se përtej këtyre 515 040 kremrave që përdorim që përdorim, tre janë kryesoret për të pasur një lëkurë të shëndetshme: Së pari bëj dashuri për qejf dhe jo për hall, pra jo të detyruar, rri larg idiotëve dhe kjo mendoj që të zbukuron fare dhe së treti jep e merr dashuri dhe pozitivitet. Qesh, qesh dhe vetëm qesh! Këto janë tre elementët që e shkëlqejnë fytyrën ma besoni, pa pasur ato reklamimet e kremrave.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: