“Ja si u dogj teatri në Gjakovë, kur u këndua kënga e Bajram Currit”, kompozitori rrëfen emocionet

Në pjesën e fundit të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishte i ftuar kompozitori Asim Kruja. Shkodrani që ndoqi rrugën e të atit kompozitorit të njohur Shefqet Kruja. Një histori arti, pasioni e mbi të gjitha dashurie për muzikën që është trashëguar në familje. Po ashtu në studio ishte i ftuar edhe miku i tyre Muharrem Shkreli.

Asimi u shpreh për të atin e tij, se pavarësisht varfërisë që kishte zaptuar vendin në atë kohë, Shefqeti ngrohi zemrat e shkodranëve me këngë dhe muzikë. 

Në familjen tonë e duan të gjithë muzikën, unë kam bërë 5 këngë vetë. Pavarësisht varfërisë që ishte në atë kohë, zemra e madhe e tij solli këngë që i qëndrojnë kohës”, u shpreh Asimi për të atin. 

Ndërsa Muharremi u shpreh për mikun e tij, se Shefqeti u ka kënduar figurave historike të vendit tonë.

“Në shumë darka dhe festa familjare në Shkodër festoheshin me muzikën dhe këngët e kompozuara nga Shefqeti. Unë jam stërnip i këtyre, por ai ka lënë gjurmë në këngët shkodrane. Atë kohë mblidheshim dhe festonim, një kompozitor që u ka kënduar personave heroik të kohës, si Avni Rustemi, Bajram Currit, etj”, u shpreh Muharremi.

Asimi më tej përmendi disa nga këngët e të atit, që ende në ditën e sotme këndohen. 

“Shefqeti ka bërë rreth 45 këngë, tashmë disa prej tyre ende këndohen në vendin tonë, për shembull “sa bukur moj natyrë” “nëpër fusha kodrina,” ‘nëpër baçe tu shëtit”, etj”, u shpreh ai.

Ai u ndal edhe tek disa kujtime me të atin, ku u shpreh se “ishte një fytyrë e qeshur, e urtë dhe të falte shumë qetësi”.