“Janë atje lart si dy engjëj”, aktorja Delina Disha ndan lajmin e trishtë, humb dy binjakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2022, 17:21
Aktorja Delina Disha ka humbur dy binjakët e saj.
Lajmin e trishto e ka bërë vetë aktorja në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku ka informuar se shtatzënia e dytë ka dështuar.
Ajo do bëhej nënë e dy binjakëve po për fat të keq këto të fundit i ka humbur.
“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë. Janë atje lart si dy engjëj ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, ka njoftuar aktorja.

Kjo ishte shtatzënia e dytë për aktoren e njohur, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali 5-vjeçar, Desantini.