Genardi në terren, qytetarja: Jemi drejt varfërisë, me Edin vdekja është e sigurt!

Atdheu është aty ku ke lindur, apo aty ku është ekonomia? Kjo ishte pyetja që kishte Genardi për qytetarët kësaj radhe në rrugët e Tiranës.

Nisur nga situata e vështirë ekonomike që po përjetojnë shqiptarët, por edhe ndikimi i luftës Rusi-Ukrainë, për shumë prej tyre e ka vënë në pikëpyetje jetesën në vendin e tyre të lindjes.

Disa prej qytetarëve shprehen se atdheu është aty ku ke lindur duke kujtuar këtu edhe historinë e luftës nga heroi legjendar Skënderbeu, pra një ndjenjë patriotizmi pavarësisht të gjithave.

Por, kishte edhe nga ata qytetarë të cilët ecnin me një të mesme duke pohuar se atdheu është vendi ku kemi lindur, por shteti duhet të jetë më i fortë e më bashkëpunues me popullin.

Për më shumë iu ftojmë të shikoni një pjesë nga vox-popet e Genardit

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: