Dolën çift nga Për'puthen, por Bruno vjen vetëm në studio. Çfarë ndodhi me Florianën?
Bruno dhe Floriana, janë dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” të cilët dolën çift nga emisioni.
Edhe pse të ftuar çift, Bruno mbërriti i vetëm në studion e emisionit Ditë e Re në RTV Ora. I pyetur nga moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu pse ishte vetëm Bruno tha: Më erdhi çudi më ka shkruar në orën 08:00 të mëngjesit më merr pak në telefon por u zgjova në 08:20. E thirra por nuk ma hapi telefonin, ndoshta i ka ngelur hatri.
Kur u bë pjesë e Për'puthen, u duk se pati një pëlqim të fortë mes Brunos dhe Efit, por me sa duket zemrën ja rrëmbeu Floriana.
Bruno ka treguar se pse u kris marrëdhënia me Efin.
Shemo: Do bënim një takim sqarues. Gjatë asaj periudhe hyri Mevlani. Mevlani zgjodhi një takim me Efin. Efi e dinte që kishte takim me mua dhe tha do dal me Mevlanin. Më tha mua "o zemër u mërzite?" i thashë pa merak se nuk jam mërzitur, flasim. Kur shkova ditën tjetër shpalosa atë që kisha. Edhe sikur ta pëlqente dikë tjetër të dilte me mua, të sqarohej dhe pastaj të vazhdonte. Kjo e theu marrëdhënien, se mu duke si një lojë e stisur.
Bruno u shpreh se shkëndijat e para me Florianën e pati që në takimin e parë. Ish-konkurrenti tha se kishte nevojë për një person që i jepte qetësi dhe këtë e gjeti tek Floriana.
Shemo: Kam pasur takimin e parë me Anën që ishte takim prove dhe i kam shprehur pëlqimin që aty. Ishte shumë e qetë më jepte dhe mua qetësi, kisha nevojë për dikë që të më mbante nën kontroll nga nervat dhe emocionet. Përveç paraqitjes që është super kukull.
Janë shumë të rralla çiftet që e kanë vazhduar lidhjen jashtë emisioneve. Si e parashikon Bruno lidhjen e tij me Anën?
Shemo: Unë nuk parashikoj asgjë. Nuk bëj planifikime. Nuk mund të thuash do shkojë mirë kur nuk e di. Por, shpresoj shumë të shkojë mirë dhe të shkojmë mirë me njëri-tjetrin.
E konsideron veten në lidhje apo në njohje?
Shemo: Jam në një lidhje, jo në një njohje. Njohjen e bëra brenda. Vazhdoj e njoh çdo ditë e më shumë, por jam në një lidhje. E kam në krah.
Cili është personi që nuk e duron dot nga Për'puthen?
Shemo: Kam disa, por nuk i mbaj inat. Mund ta shikoj dhe këtu në fakt (qesh) duke nënkuptuar Albin. Unë kam pasur një shoqëri shumë të afërt me të, por fjalët që thuhen kur del prej andej nuk më pëlqejnë.
Bruno i bëri një surprizë të papritur Florianës gjatë”Për’puthen Prime”, duke e çuar në një ambient romantik të zbukuruar me drita dhe lule. Ai i shfaqi asaj një video që përmblidhte gjithë rrugëtimin e tyre në “Për’puthen”, njohjen, takimet, debatet nga fillimi dhe deri tani. E po ashtu, Bruno tregonte ndjesitë e tij për Florianën dhe cilësitë me të cilat ajo e bëri për vete.
Çifti shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, duke u rikthyer më pas në studio, ku Bruno i propozoi të largohen nga emisioni dhe mori një “Po” nga Floriana. Ata janë çifti i dytë i këtij edicionit të emisionit të dashurisë.

