Stiv Boka: Mbiemri Boka ka të mirat dhe të këqijat e tij, “luftën” e kam brenda shtëpisë
Stiv Boka ishte i ftuari special i mbrëmjes në D-Night. Një djalë i talentuar që premton shumë në fushën e muzikës, ku me muzikën e tij ka fituar vëmendjen e publikut dhe pëlqimin e tij.
Rrjedh nga një familje artistësh, ku muzikën e kanë pasur në gjak prej dekadash e vazhdojnë ta ruajnë me fanatizëm si një thesar të çmuar. I pyetur nëse ka qenë privilegj apo penalizim që është djali dhe vëllai i një këngëtareje, ai thotë se mbiemri Boka ka “të mirat” dhe “të këqijat” dhe se “luftën” më të madhe e ka brenda shtëpisë.
Dajana: A mendon se të kesh talent sot nuk mjafton për t’u bërë këngëtar?
Stiv Boka: Duhet talenti, praktikisht duhet, por unë jam te ajo pjesa që duhet të kesh yllin te balli dhe është një gjë që ose e ke ose nuk e ke. Tani mund të ketë edhe njerëz që bëjnë sukses të shpejtë, por si një flluskë. Ylli në ballë dallohet nga ai që e ka rrugëtimin më të gjatë. Në fakt ka ardhur koha që duhet të jesh paketë dhe te pjesa e muzikës duhet të jesh edhe aktor e normalisht edhe të dish të këndosh, pra duhet të kesh shumë komponentë që t’ia dalësh. Edhe nëse nuk e ke yllin në ballë mund të ecësh, por ai bën diferencën nga të tjerët.
Dajana: Të ka privilegjuar apo penalizuar të qenurit djali i një këngëtari dhe vëllai i një këngëtareje, të cilët i përshëndesim të dy?
Stiv Boka: Në disa rast po dhe mbiemri Boka nisur nga im atë e trashëguar nga Olta. Ka edhe ‘të mirat’ edhe ‘të këqijat’, por aq sa më ka bërë mirë kam edhe një luftë që nuk e kam me të tjerët, por brenda shtëpisë që të trashëgoj mbiemrin që e nisi im atë, e vazhdoi Olta dhe duhet ta bëj edhe unë.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
