Të "blesh” tokë në botën virtuale, Henri Ndreca shpjegon si të bëhemi pronarë
Pjesën e dytë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” ditën e sotme iu kushtua një teme shumë interesante, monedhave dixhitale, por edhe disa nga terminolgjitë më të përdorura kohët e fundit në botën virtual. Për të folur më shumë rreth këtyre ishte i ftuar analisti dhe konsulenti i kriptoaseteve, Henri Ndreca, njëkohësisht edhe përkthyesi në shqip i bestseller-it “Standarti i Bitcoin”.
Henri e nisi bisedën në studio duke treguar sesi u bë pjesë e kriptoaseteve, duke thënë se ishte vetëm 16 vjeç, kur u ndesh për herë të parë me këto të fundit.
“Kriptot në përgjithësi përmbledhin aftësitë e mija teknologjike, që i vogël kam qenë i dhënë shumë pas përdorimit të kompjuterit dhe teknologjisë. Kam qenë 16 vjeç në gjimnaz, në atë kohë zbulova në disa forume bitcoin. Disa kursime të mija vendosa ti shpenzoja për të blerë bitcoin, dhe më pas ja shitja një shqiptari që jetonte në Gjermani. Në 2014 bursa më e madhe e bitcoin u hakerua, dhe nuk është se e pati rrugëtimin e gjatë. Në këtë rast edhe Bitcoin e mija humbën”, u shpreh Ndreca.
Pavarësisht se “dështoi” me kriptot e para, i riu nuk hoqi dorë. “Në 2017 u futa sërish, por kësaj here nuk kisha synim kryesor të fitoja, por të mësoj, kuptoja se çfarë rëndësie kanë këto kriptomonedha në botë. Mendoj se kjo erdhi dhe si pasojë e studimeve që unë po ndiqja, pasi tashmë isha më i rritur kisha studiuar dhe e dija çfarë është inflacioni, etj”, tha ndër të tjera ai.
I pyetur nga moderatorja se cilat janë nër pyetjet më të shpeshta që i drejtohen për të marrë informacion për bitcoin, ai u shpreh se: Pyetjet që më drejtohen më shpesh është se ku duhet të investoj. Për të investuar duhet të kesh parasyshë riskun, kohën sa do të investosh, të marrësh parasysh çdo gjë në vijimësinë e kriptos. Është shumë e rëndësishme edhe koha për të cilën folet investimi, duhet studiuar edhe tregu. Pasi çmimi i kriptos ndikohet edhe nga kriza, luftrat, etj”, tha ai.
Ai gjithashtu u ndal edhe tek “Metaversi”, për të cilën u shpreh se “metaversi, lejon që gjithësecili prej nesh të ketë një tokë virtual, ku nëpërmjet saj gjeneron të ardhura”.
Së fundmi ai u ndal tek libri që ka përkthyer, bestselleri “Standarti i Bitcoin”, për të cilin tha se teza kryesore e këtij libri është ‘bitcoin’, dhe paraja.
“Standart bitcoin, libri bestseller, mendoj se është më i përshtatëshmi për të nisur edukimin rreth kriptos. Si libër ka gjithsej 12 kapituj, 6-7 kapitujt e parë flasin për paranë. Këtë për ta vendosur lexuesin tek paraja dhe rëndësia e saj. Ndërsa, në vetvete teza e librit është bitcoin, që në vetvete do të thotë para. Dhe siç e dimë paraja ka ekzistuar edhe para një shekulli”, përfundoi ai.

