Ronela Hajati më “guximtarja” në make-up, grimerja Reisa Petriti tregon sekretet e vipave
Në pjesën e dytë të emisionit të pasdites në “Jeto me orën’ në RTV ora ditën e sotme ishin të ftuar dy make-up artiste shumë të njohura, Reisa Petriti dhe në lidhje skype nga Italia shqiptaria Miranda Mema.
Të dy grimieret ndan në studio këshilla, sugjerime sesi të realizojmë një make-up, e të dukemi sa më bukur dhe origjinale. Petriti, u shpreh në studio se ngjyra rozë, e zeza dhe e bardha mbeten trend në këtë sezon.
“Ngjyra rozë është shumë në trend, e bardha dhe e zeza. Ndërsa tek buzët nuk largohemi dot nga ngjyrat nude. Unë sugjeroj që kremërat e make-up nuk duhet të përdoren pa një produkt hidratues, pa një krem poshtë. Pasi shumë femra gabojnë sidomos, ata adoleshentet që vendosin pa asnjë hidratues poshtë. Kjo padyshim që dëmton shumë lëkurën”, u shpreh ajo.
Ndërsa, përsa i përket bashkëpunimit me VIPA ajo tha se artistja Çiljeta Xhilaga, moderatorja Fatma Methasani të lejnë dorë të lirë në grim, ndërsa për këngëtaren e njohur Ronela Hajati ajo tha se është më “guximtarja” në make-up.
“Çiljeta Xhilaga dhe Fatma Methasani të lënë të lirshme në make-up, ndërsa Ronela Hajati guxon shumë në eksplorimin e ngjyrave të grimit.
Unë për vete dua që ta kem vetë në dorë punimin dhe stilin e make-up, sepse për ne është arritje ta bëjmë personazhin, klientin të duket ndryshe nga ditët e tjera në çdo punim të realizuar”, tha ajo. ndërkohë, grimierja Mema u shpreh se “ngjyrat e ëmbla mbeten trendi për këtë sezon, por padyshim që VIPA-t botëror guxojnë shumë në grim.”
E pyetur nga moderatorja se cili nga punimet, make-up ishte më ekstravaganti i bërë nga ajo, Mema tha se “vizatimi i një dreri në fytyrën time, ka qenë një ndër punimet e mija më të guximshme”.
