Stivi-Dajanës: Këtë pyetje nuk ma ka bërë askush deri tani. Për çfarë bëhet fjalë?

Stiv Boka është padyshim një ndër artistët e rinj të preferuar të publikut, i cili me zhanrin e tij muzikor ka sjellë këngë shumë të bukura që janë pëlqyer menjëherë nga publiku.

Çëlës suksesi për Stivin është dhuntia që i ka dhënë Zoti e në shaka e sipër edhe një të qeshur që për hir të vërtetës njësohet direkt sapo ta kujtoni.

Planet e tij për të ardhmen janë të shumta, por një gjë e kishte të sigurt, Tironën e tij të dashur e ka aq shumë përzemër saqë nuk largohet dot prej saj.

Dajana: Çelësi i suksesit tënd kush ka qenë?

Stiv Boka: Besoj dhuntia që më ka dhënë Zoti ajo është çelësi i suksesit. Ahh po kam edhe këtë të qeshmen unë (bën një mimikë).

Dajana: Pse nuk ke marrë pjesë në festival apo konkurrime për në Eurovision?

Stiv Boka: Nuk kam marrë sepse kam parë këtë pjesën e klipit më shumë e të krijoj atë gjënë time, por që jam i hapur dhe në të ardhmen patjetër do të bëhet.

Dajana: Do konkurroje ndonjëherë në ndonjë kompeticion jashtë Shqipërie?

Stiv Boka: Jashtë Shqipërie? Pse jo? Por, Shqipërinë e dua shumë të them të drejtën, e dua Tironën shumë dhe nuk largohem dot.

Dajana: Kënga më e dashur për ty nga repertori që ti ke?

Stiv Boka: Mua të gjitha më pëlqejnë, por më shumë Teka-Teka.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: