Aksident në aksin Mamurras-Milot, makina përplas 19-vjeçarin, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Mamurras- Milot  pranë fshatit Gjorem.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një autoveturë ka goditur një 19-vjeçar i cili po ecte në këmbë.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

"Në rrugë Lezhë-Mamurras, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin N.Gj., ka përplasur këmbësorie shtetasin D.Sh., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet Komisariatit Lezhë, për veprime të mëtejshme." - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.