Rikthehet moda e lartë, Ralph Lauren prezanton vjeshtë-dimër 2022 tri vite pas pandemisë
Ralph Lauren mbajti shfaqjen e tij të parë në pasarelë që nga fillimi i pandemisë. Stilisti amerikan i modës së lartë, zgjodhi Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut për të shfaqur koleksionin e tij vjeshtë-dimër 2022.
Tre vjet pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, Ralph Lauren, mbajti shfaqjen e tij të parë në pasarelë. Stilisti amerikan, 82-vjeçar shndërroi një dhomë në Muzeun e Artit Modern, në një sallon të gjatë, për të prezantuar një koleksion monokromë, për burra dhe gra.
“Jam shumë krenar që jam sërish me ju, duke ndarë jo vetëm një koleksion, por optimizëm për të jetuar duke respektuar dinjitetin e të gjithëve” mësohet të jetë shprehur Lauren.
Modelet, duke përfshirë Gigi dhe Bella Hadid, sfilonin mes të ftuarve të ulur në kolltukë dhe karrige të zeza, të veshur me pantallona dhe xhaketa të bardha klasike, veshje koktej dhe fustane mbrëmjeje të hollë dhe me tegela. Kishte veshje prej lëkure të zezë, shirita dhe thurje nordike të frymëzuara nga sporti i skive.
Vjeshtë/dimër është një linjë luksoze dhe e fundit e tij për Etiketën “Purple” të nivelit të lartë për meshkuj, u konceptua muaj para se të shpërthente lufta në Ukrainë, pranoi Lauren më herët në një intervistë.
Ndërsa Eric Adams, kryetar bashkisë së Nju Jorkut u shpreh: “Qyteti ynë është kthyer. Ky është kryeqyteti i modës”.
Në fund të spektaklit, pas shëtitjes finale për modelet e tij, 82-vjeçari Lauren doli nga pas një platforme hyrëse të ngritur dhe përshëndeti me dorë të pranishmit.
