Mbretëresha e pastërtisë, Elisabeta e II nxjerr në treg detergjentin e saj të enëve

Pas parfumit për qentë, i prezantuar disa javë më parë, Mbretëresha Elisabeta po pasuron biznesin e saj me një sapun të lëngshëm kuzhine, jo shumë të lirë. Shitet për 18 euro, gati dhjetë herë më shumë se detergjenti i zakonshëm.

A mund ta imagjinoni mbretëreshën Elizabeth me doreza gome duke larë enët në lavamanin e kuzhinës? Ndoshta ju duket e çuditshme por ndodh, madhërisë i pëlqen kjo, konfirmon Paul Burrel, një ish-shërbëtor mbretëror.

Ndaj nuk është çudi që ajo vendosi të lançojë linjën e saj të detergjentëve për enët. Pas parfumit për qentë, i prezantuar disa javë më parë, ajo po pasuron biznesin e saj me një sapun të lëngshëm kuzhine, jo shumë të lirë. Shitet për 18 euro, gati dhjetë herë më shumë se detergjenti i zakonshëm.

Detergjenti “Queen Elizabeth” shitet në një shishe elegante 500 ml, ka aromën e "shëtitjeve në bregdet" dhe ka logon "Royal Sandringham Estate". Etiketa thotë: "Frymëzuar nga një pasion i përbashkët për mbrojtjen e mjedisit tonë, ne u bashkuam me Norfolk Natural Living për të krijuar detergjentin tonë të enëve vetëm 10 milje nga pasuria, duke përdorur botanikët më të mirë."

Me pak fjalë, Elisabetta, është me të vërtetë mbretëresha e pastrimit. Ish-shërbëtori I saj, Burrel në podkastin "Sekreti" pak kohë më parë, pranoi se "Madhërisë së saj i pëlqen të bëjë piknik, por edhe të pastrojë .... I pëlqen të lajë enët." 

Muajin e kaluar, mbretëresha prezantoi gjithashtu një kolonjë qensh me aromë “coastal walks”. Aroma prej 9,99 £ është krijuar për të ndihmuar që kafshët të vijnë aromë të freskët.