Ronela Hajati në zi, humb njeriun e shtrenjtë

Ronela Hajati një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar ka humbur gjyshen ditën e djeshme.

Lajmin e ka ndarë vetë artistja me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi… s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës!”, ka shkruar ajo.

Rikujtojmë se Ronela do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” të 2022.

Ronela Hajati në zi, humb njeriun e shtrenjtë