"NATO do të diskutojë rivendosjen e mbrojtjes", Stoltenberg: Hapi i parë dyfishimi i pranisë ushtarakë në Europën Lindore

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur përpara samitit të sotëm. Stoltenberg e ka përshkruar luftën në Ukrainë si "kriza më serioze e sigurisë në një brez."

Ai thotë se aleatët kanë ofruar mbështetje për Ukrainën për të siguruar "të drejtën e saj themelore për mbrojtje", por përsëri nënvizon se detyra kryesore e aleancës ushtarake është mbrojtja e anëtarëve të NATO-s.

Për shkak se Ukraina nuk është anëtare, aleanca nuk po dërgon trupa në vend, megjithëse po rrit praninë e saj ushtarake në vendet fqinje të NATO-s.

Stoltenberg thotë se udhëheqësit e NATO-s do të flasin sot për një "rivendosje për parandalimin dhe mbrojtjen në një afat më të gjatë".

"Hapi i parë është krijimi i katër grupeve të reja beteje në pjesën lindore të aleancës, në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki," thotë ai, shkruan BBC.