Një yll i vonuar për Coppola, regjisori amerikan vlerësohet 50 vjet pasi publikimit të "The Godfather"

Pesëdhjetë vjet pasi u publikua "The Godfather", regjisori amerikan Francis Ford Coppola nderohet me një yll në “Bulevardin e Famës” në Hollivud. 82-vjeçari nuk ë fshehu emocionin për vlerësimin ndërsa bashkëpunëtroët dhe miqtë e tij e cilësuan një vizionar të industrisë së filmit.

Regjisori legjendar Francis Ford Coppola u vlerësua me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, 50 vjet pasi bëri histori me filmin "The Godfather". Këshilltari i Los Anxhelosit,  Mitch O'Farrell, i dorëzoi Coppola-s një dokument që shënon yllin e tij.

"Unë mendoj se është më mirë që komentet e mia të jenë të shkurtra dhe të sinqerta," tha 82-vjeçari Coppola, i veshur me një kostum të zi, këmishë të verdhë dhe kravatë.

"Sigurisht, kush nuk do të ishte i kënaqur të shihte emrin tij mes këtyre njerëzve të mrekullueshëm, shumë prej të cilëve nuk janë më," shtoi ai.

Në ceremoni ishin bashkëpunëtorët e "The Godfather", së bashku me anëtarët e familjes se Copolas, motra e tij Talia Shire dhe gruaja prej gati 60 vitesh, Eleanora.

Aktorja Elle Fanning, të cilën Coppola e drejtoi në filmin horror "Twixt" të vitit 2011 u shpreh:

"Ti na frymëzon të gjithëve... të bëjmë filmat tanë. Të gjithë duhet të jemi realistë, megjithatë, ata ndoshta, padyshim, nuk do të jenë aq të mirë sa tuajat - asgjë nuk do të afrohet. Por ne të paktën mund të përpiqemi”

"Francis, ti je një gjigant. Francis është një gjigant, dhe ai sheh atë që ka përpara. Ai është një vizionar. Dhe ka guximin të shndërrojë atë që sheh përpara në një film,” tha motra e tij, aktorja Talia Shire.

Coppola, i cili gjithashtu drejtoi "Apocalypse Noë" dhe shumë klasikë të tjerë të filmit, është tashmë në listën e 2715 figurave që janë nderuar me një yll në “Ëalk of Fame”.

Fitues I çmimit Oscar me filmin "Patton", regjisorit iu dha një statujë e artë për skenarin më të mirë original teksa është vlerësuar me shumë çmime të tjera, mes tyre edhe “Palma e Artë”. Gjatë karrierës së tij, Copola ka krijuar më shumë se dyzet filma me metrazh të gjatë.