A do të zhvishet përsëri Kallashi? Zbulojeni në D-Night

Ajo është Donjeta Kosumi, Kallashi e cila sa herë që del rrjetin e bën lëmsh me deklaratat e saj. Kuriozë jemi të dimë se pse ka humbur për shumë kohë dhe me çfarë po merret. E ftuar në D-Night ajo foli shumë për jetën e saj private si asnjëherë tjetër.

Dajana: A mendon që i ke bërë shpesh lëmsh rrjetet sociale me deklaratat e tua?

Kallashi: Po i bëj edhe kam qejf shumë se dua të fitojnë edhe gazetarët.

Dajana: A dinë të bëjnë twerk vajzat shqiptare sot?

Kallashi: Nuk kanë shumë vesh në vallëzim për twerk.

Dajana: A do zhvishet përsëri Kallashi? Do e provokojë përsëri të gjithë rrjetin?

Kallashi: Po…pak.

Dajana: Ke ndjerë thikë pas shpine nga të ashtuquajturit miq?

Kallashi: Të gjithë e kemi përjetuar, por e kam lënë anash.

Dajana: Çfarë do të sakrifikoje për të qenë e lumtur?

Kallashi: Do bëja më të mirën për veten time .

Dajana: Kush ka më shumë rëndësi në jetën tende?

Kallashi: Shoqëria ime e ngushtë.

Dajana: Çfarë bën Kallashi kur është e mërzitur?

Kallashi: Ha bukë shumë.

Dajana: Çfarë marrëzie kanë bërë fansat për ty?

Kallashi: Tatuazh.

Dajana: Cila është dhurata më e bukur që ke marrë deri tani?

Kallashi: Një qenush.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: