"Princ Valentino Corleone' në telashe, arrestohet nga policia pasi kërcënoi dhe nxori nga shtëpia të atin

"Princ Valentino Corleone' i njohur si Vali Corleone është arrestuar nga Policia e Kosovës është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së hënës, 21 mars, me akuzën për dhunë në familje.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata që ndaj Princ Valentino Corleone të caktohet masa e paraburgimit, në ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

 Gazeta Sinjali në Kosovë ka siguruar kërkesën e Prokurorisë me detaje lidhur me ngjarjen që ndodhi në familjen Sylejmani, mesnatën e 21 marsit.

Gjithçka ka ndodhur ndërsa dy prindërit e tij ishin duke fjetur në shtëpinë e tyre, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, në Gjilan.

Vali Corleone dyshohet se rreth orës 02:00 pas mesnate, me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit, kontrollit dhe cenimit të dinjitetit te babai i tij, përmes sjelljeve dhe fjalëve ka nxitur frikë, duke e kanosur dhe duke tentuar që ta largojë nga shtëpia.

Ndërsa prindërit e tij ishin në dhomë duke fjetur, Vali dyshohet se ka hyrë dhe duke bërtitur e ka kërcënuar babain e tij me fjalët  “ke afat 24 orë me ma liru shtëpinë se dije çka të gjen”, duke i shkaktuar dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional.

Pasi djali e kërcënoi, babai u detyrua që të largohet nga shtëpia dhe e denoncoi rastin në Polici.