"O Zot pse nuk jam ndalur, çfarë kam bërë?" Për çfarë e ka fjalën Kallashi?

Donjeta Kosumi ose siç njihet për të gjithë si Kallashi ishte e ftuara e mbrëmjes në D-Night. Ajo foli shumë për jetën e saj private dhe u ndal në një moment të veçantë gjatë gjithë zhurmës së madhe mediatike që krijoi.

Çfarë do të bënte ndryshe ajo në jetën e saj dhe a është penduar për ndonjë gjë që ka bërë?

Dajana: Nëse do të ktheje kohën pas, çfarë do të bëjë ndryshe në jetën tënde?

Kallashi: Ëhhh nga t’ia nis…Ndonjëherë kur e mendon çdo njeri ka ato të vetat që do donte t’i ndryshonte në jetën e tij, profesion, punë edhe unë kam patur disa momente të këqija.

Gjithmonë kur i shikoj ato videot e mia, intervistat …o Zot them si nuk e kam dëgjuar se më kanë thënë njerëzit ose e kam parë veten që jam gabim dhe kam thënë “pse nuk jam ndalur” “çfarë kam bërë” veten time nuk mund t’a shoh fare, do i kisha ndryshuar komplet.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: