Kriza ekonomike, Ekonomi: Masat që kemi marrë janë vendosur mbi bazën e studimeve

Deputetja e PS, Milva Ikonomi shprehet se ekonomia në vendin tonë ndodhet në krizë për shkak luftës në Ukrainë.

Në një lidhje me “Skype” në Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Ekonomi thotë se efekti i luftës nuk është ndjerë vetëm në vendin tonë por në të gjithë botën.

Milva Ekonomi: Natyrisht që kjo ishte një situatë ekonomike jo e prodhuar nga vendi, erdhi nga rrethanat jashtë nesh.  Në këtë situatë nuk gjendet vetëm Shqipëria por gjithë lufta. Efekti i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës ndihet dhe në vende më të larta, deri në Australi. Zginxhiri i prodhimit është një zinxirë që prek të gjitha ekonomitë.  Do të jetë një vit i vështirë ekonomik dhe rimëkëmbja do të jetë si pasosjë e situatës që kanë marrë treguesit ekonomik.

Ekonomi tha se Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera në botë nuk ka lënë të pandryshueshëm çmimin e energjisë, duke thënë se kjo u bë për arsye që jeta ekonomike e familjeve shqiptare të ketë një lloj normaliteti.

Milva Ekonomi: Ne shikojmë të gjithë treguesit ekonomik që ka vendi, shikohen pritshmëritë e të ardhurave dhe shpenzimeve të vendit, dhe e katërta të gjithë politikat që kanë ndodhur në rajonin tonë apo në BE. Transfertat në grupet vulnerabël janë prezent në të gjitha vendet.  Të gjitha vendet kanë bërë transferta në grupet vulnerabël, të gjitha vendet kanë rritur çmimin e energjisë.  Ne nuk e ngritëm çmimin e energjisë.

Lënia e pandryshueshme e çmimit të energjisë dha një mundësi që jeta ekonomike e familjeve shqiptare të ketë njëlloj normaliteti.

Milva Ekonomi: Ne mendojmë dhe për një grup tjetër që janë fermerët për të cilët kemi filluar programin e naftës  pa akcizë, por meqë çmimet janë rritur është shtuar dhe sasia e parave në dispozicion për këtë skemë mbështetëe. Ne kemi marrë përsipër që të gjithë ata që janë me pagë minimale 300 mijë lekë, të rrisim pagën duke filluar nga prilli me 20 mijë lekë. Po përgjysmohet tatimi për ata që kanë pakën 500 mijë lekë dhe po reduktohet pë rata që e kanë pagën 150 mijë lekë në muaj.

Deputetja thekson se masat që ka marrë qeveria për përballimin e krizës ekonomike janë bërë mbi bazën e studimeve.

Milva Ekonomi: Masat që ka marrë Shqipëria janë marrë mbi bazën e një metodike, nuk është se janë vendosur pa studiuar.

Procesi i fiskalizimi ka filluar, Pjesa më e madhe të kompanive të mëdha janë fiskalizuar. Kemi akoma punë për të bërë tek bizneset e vogla. Tani mendoj se nuk moment i duhur për të bërë reflektim mbi sistemin e taksave në Shqipëri.

Në disa nga këto taksat e hidrokarbureve, në Shqipëri është 37 lekë për litër, në Kosovë është 43, në Maqedoni është 28, në Mal të Zi është 53.6, në Serbi është 59. Kjo taksë jepet në momentin që furnizon makinën me karburant. 

Përgatiti Anila Kolgjini.