Situata energjitike, Balluku: Paguani në kohë faturat që të blejmë energjinë

Komiteti i Energjisë u mblodh këtë të mërkurë për problematikën me situatën energjitike në vend.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se nuk do të ketë mungesë energjie për qytetarët por u bëri thirrje bizneseve dhe qytetarëve të jenë të përgjegjshëm për të paguar faturat  pasi paratë shërbejne per blerjen e energjise.

Ndërkohë që një barrë me borxhet janë Ujësjellësit për të cilët nuk janë masa drastike pasi furnizimi me ujë është e drejtë bazike e çdo njeriu.

“Qeveria ka marrë masat që të mbulojë familjarët dhe biznesin e vogël të lidhur në tension 0.4 ashtu siç kemi mbrojtur dhe mbi 7 mijë bizneset e lidhur ne tension të mesëm. Do ulemi me këto biznese që të ridiskutojmë sikurse e kemi lënë më herët por kemi marrë angazhim të vazhdojmë ti mbrojmë” tha Balluku.

Balluku tha se këto janë kohë sfiduesendaj nevojitet bashkëpunim dhe të koordinim mes institucioneve.

"Sot po menaxhojmë një nga krizat më të vështira të ardhur për shkak të situatës gjeopolitike që ka prekur mbarë botën. Ne po menaxhojmë krizën, po mbrojmë qytetarët tanë nga ekspozimi nga çmimet e çmendura që sot tregu ka. Është kohë importesh, derisa në kaskadën e Drinit të kemi nivele të reja prurjesh".

Administratori i OSHEE, Ardian Çela, tha se situata e emergjencës në energji që nisi në shtator-tetor të vitit të shkuar vuri në vështirësi financiare kompanitë të cilat u detyruan të pezullonin investimet.

"Situata e emergjencës me energjinë elektrike ka filluar në shtator-tetor ku patëm rritje në bursë dhe në atë periudhë Shqipëria importon. Kjo pati impakt në financa, u ndërprenë investimet për të katërin vit radhazi. Deri në fund të nëntorit 150 mln euro të munguara në investime, është blerë energji elektrike. Koston e ka mbajtur qeveria dhe operatori si sot. OSHEE vazhdon ti qëndrojë targeteve që ka vendosur. Si dymujor jemi në nivelin e 24% të humbjeve, targeti është të jemi në nivelin e 19%. Vetëm niveli i humbjeve teknike llogaritet në nivelin e 15%. Për 1% humbje teknike duhet të investojmë rreth 50 mln euro. Do të jemi më të mbledhur në investime".