Tiranë, zbulohet qendra e masazhit ku kamuflohej prostitucioni

Policia e Tiranës ka vënë në pranga administratoren e një qendre masazhi në Tiranë pasi akuzohet se e shfrytëzonte për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë punonjësja e qendrës së masazheve dhe një klient.

Blutë informojnë se në kuadër të operacionit "Camouflage 22", pas hetimeve disamujore u bë arrestimi i S. H., 21 vjeçe, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion"; -E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale "Prostitucioni".

"Shtetasja S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën "Luigj Gurakuqi", në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit", informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.