Iljazaj: Pyetje kryesore që ngrihet është a mund të ekzistojë një PD jashtë emrit të Berishës

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, opinionisti Ervis Iljazaj u shpreh se e ka problem që lideri i një partia politike në vend që të jetë non grata nga SHBA-ja.

Ai tha se pyetje kryesore që ngrihet këtu është se a mund të ekzistojë një PD jashtë emrit të Sali Berishës, apo historia e saj është e lidhur ngushtësisht me emrin e tij

Iljazaj: E kam problem që lideri i një partia politike në vend që të jetë non grata nga SHBA-ja. E kam bindje timen këtë, le të ketë edhe mbështetjen e popullit. Liderat marrin një vendim dhe populli e rrëzon. Vijnë zgjedhjet dhe nuk janë dakord me këtë vendim e votojnë kundër. Nuk është ndonjë dramë kjo.

Thelbi dhe pyetje kryesore që ngrihet këtu është se a mund të ekzistojë një PD jashtë emrin të Sali Berishës, apo historia e saj është e lidhur ngushtësisht me emrin e tij? Kjo parti në 30 vite është parti apo një parti njeri sepse është e lidhur ngushtë me një njeri.